Dark Mode Light Mode
Jonuz Musliu: Kërkojme nga Kosova te organizoje zgjedhje edhe në Luginën e Preshevës !
Tërmet i fuqishëm edhe në Ekuador, Të paktën 77 të vdekur dhe rreth 600 të plagosur nga një tërmet i fuqishëm
Policia në Preshevë zbulohen 100.000 euro dhe 14.5 kilogram ari

Tërmet i fuqishëm edhe në Ekuador, Të paktën 77 të vdekur dhe rreth 600 të plagosur nga një tërmet i fuqishëm

ekud857475Të paktën 77 të vdekur dhe rreth 600 të plagosur nga një tërmet me mganitudë 7,8 ballë Righter që tronditi dje në mbrëmje Ekuatorin, si dhe shaktoi dëme të konsiderueshme në shumë zona të vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme u dekretuar në të gjithë vendin.

“Për momentin, numri i të vdekurve të konfirmuar është 77 perosna”, deklaroi sot zëvendëspresidenti, Jorge Glas, duke folur për më shumë se 588 të plagosur të regjistruar në qendrat spitalore.

Advertisement

Ai theksoi se “ky bilanc rrezikon të rritet edhe më shumë pasi e dimë që ka ende qytetarë nën rrënoja që duhet të shpëtohen”.

Tërmet i fuqishëm edhe në Ekuador, 41 të vdekur

Pas Japonisë ku mbetën dhjetëra të vdekur, një tjetër tërmet ka goditur edhe Ekuadorin.

Zëvendëspresidenti i Ekuadorit, Jorge Glas ka thënë se një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.8 ballësh ka goditur vendin duke lënë të vdekur të paktën 41 persona.

Siç raportojnë mediat e huaja, në gjashtë provinca të Ekuadorit është shpallur gjendja emergjente, ndërsa Garda Kombëtare është mobilizuar për t’i dalë në ndihmë të prekurve, transmeton KosovaPress.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit bregdetar Muisne. Nga lëkundjet e fuqishme është shkatërruar një urë në qytetin më të madh të vendit, Guayaquil.

Tërmeti ka shkaktuar panik mes banorëve në zonat e goditura, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke bërë të pamundurën që t’i dalën në ndihmë atyre.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =

Previous Post

Jonuz Musliu: Kërkojme nga Kosova te organizoje zgjedhje edhe në Luginën e Preshevës !

Next Post

Policia në Preshevë zbulohen 100.000 euro dhe 14.5 kilogram ari

Advertisement