Dark Mode Light Mode
Mesi e mbyll pa gol
Tenis, sot në Madrid finalja Federer-Berdih
Sahin drejt Bayern, Pisczek tek Reali?

Tenis, sot në Madrid finalja Federer-Berdih

Zvicerani synon të barazojë rekordin e spanjollit Nadal

Një çek normal dhe një zviceran krejtësisht i jashtëzakonshëm do të diskutojnë një titull Masters në Madrid, për sportin e tenisit. Këta janë Tomas Berdih dhe Rozher Federer, që kapërcyen edhe pengesat gjysmëfinale, ndonëse ndryshe nga njëri-tjetri.
Berdih nuk e pati aspak të lehtë ndaj argjentinasit të fortë Huan Martin Del Potro, duke fituar pas dy seteve, por me rezultatet 7-6 e 7-6. Në të dy setet, pra, pati nevojë për lojën vendimtare, pra për taj brejk, dhe në të dy rastet Berdih u tregua me gjakftohtë dhe tani do të provojë të fitojë një titull të rëndësishëm përballë Federerit.

Kampioni zviceran e pati shumë më të lehtë ndaj serbit Janko Tipsareviç, ndërsa ky i fundit shkaktoi të papriturën më të madhe në Spanjë duke mundur patriotin e tij Novak Gjokoviç në çerekfinale.

Federer fitoi 2-0 me sete, duke kaluar pa shumë probleme rezistencën e kundërshtarit e duke triumfuar 6-2 e 6-3. Tani, numri 3 i botës do të synojë të barazojë rekordin botëror që ka Rafael Nadal, me 20 turne Masters të fituar në karrierë. Federer ka fituar deri tani 19 dhe duket se synon të jetë si dikur në ditët e tij më të mira.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × three =

Previous Post

Mesi e mbyll pa gol

Next Post

Sahin drejt Bayern, Pisczek tek Reali?

Advertisement