Dark Mode Light Mode
Plagosja e biznismenit Buquku, çka dihet deri tash për rastin në Pejë?
Temperaturat e ulëta, Jasharaj propozon që të shtyhet procesi mësimor edhe për disa ditë
Edhe një komunë shtynë fillimin e procesit mësimor

Temperaturat e ulëta, Jasharaj propozon që të shtyhet procesi mësimor edhe për disa ditë

Reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimet bëri që të shtyhet gjysmëvjetori i dytë i mësimit në shkollat e Kosovës.

E nesër, pritet që të rinis procesi mësimor, përpos në Fushë Kosovë dhe Malishevë.

Lidhur me gjendjen në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, foli kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj.

Advertisement

Jasharaj tha që më mirë është që mësimi të shtyhet edhe për disa ditë, për shkak të temperaturave tejet të ulëta, dhe problemeve me ngrohjen në disa shkolla.

“Edhe unë besoj që drejtoritë arsimore bashkë edhe me drejtorët e shkollave do ta analizojnë mirë situatën dhe mësimi do të fillojë atëherë kur duhet. Ka informacione se temperaturat do të shkojnë në – shumë gradë dhe një pjesë e shkollave mund të ketë probleme shtesë me ngrohjen”, deklaroi Jasharaj

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 15 =

Previous Post

Plagosja e biznismenit Buquku, çka dihet deri tash për rastin në Pejë?

Next Post

Edhe një komunë shtynë fillimin e procesit mësimor

Advertisement