Dark Mode Light Mode

Telekomi i Kosovës kapet edhe zyrtarisht nga Albin Kurti: Kryeshefe emërohet anëtarja e VV’së

Sot Bordi në detyrë i Telekomit ka shkarkuar Bedri Isrefin nga detyra e kryeshefit, ndërsa ka emëruar Burbque Hanën si ushtruese të rë të detyrës në këtë institucion.
Gazeta mëson se Burbuqe Hana, e cila është anëtare e Vetëvendosjes, dhe është emëruar si  ushtruese e detyrës se kryeshefës se ekzekutivit në Telekom, si pasuese e Bedri istrefit.
Në foton më poshtë Burbuqe Hana shihet përkrah ish-deputetes së Vetëvendosjes Shqipe Pantina, dhe deputetit nga kjo parti Arban Abrashi nga Prizreni.


Gjithashtu, gazeta ka mësuar se edhe vëllau i saj punon në Telekom. Ndërsa vlen të theksohet se emri i saj nuk është mbështetur nga partneri i koalicionit në dorëheqje LDK’së. Pra, është ekskluzivisht emërim i Vetëvendosjes dhe kabintetit të Albin Kurtit.
Kujtojmë, që Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës, i emëruar së fundi ka marrë vendim ta shkarkojë Bedri istrefin nga detyra e drejtorit.
Përveç Istrefit në komunikatën e lëshuar për media, bordi ka njoftuar se ka marrë edhe vendime të tjera si: ndërprerja e kontratës për zyrtarin kryesor të Financave dhe Thesarit, ndërprerjen e kontratave të dy zëvendëskryeshefave ekzekutiv.

Advertisement
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 5 =

Previous Post

Kurti duhej të distancohej nga Gashi, shkarkimi i tij më i dëmshëm se deklaratat

Next Post

I bombarduar nga gjitha anët, Albin Kurti detyrohet ta “lirojë nga detyra” Shkelzen Gashin

Advertisement