Dark Mode Light Mode

Teatri “Avdush Hasani” në Podujevë merr pamje të re pas investimeve të mëdha

Podujevë – 10 shtator 2025 – Objekti i Teatrit “Avdush Hasani” në Podujevë është rinovuar tërësisht dhe tashmë i është kthyer pamja që i takon një institucioni të artit dhe kulturës.

Kryetari i Komunës së Podujevës ka bërë të ditur se objekti, i cili për një kohë të gjatë ishte në gjendje të rënduar dhe nuk ofronte kushte elementare për artistët, tani është transformuar falë një investimi mbi 200 mijë euro.

Advertisement

Në kuadër të projektit është ndërtuar një aneks i ri me zhveshtore dhe tualete, është bërë fasadimi i brendshëm dhe i jashtëm i objektit, janë rinovuar zyrat e administratës dhe është rregulluar oborri i teatrit.

Me përfundimin e këtyre punimeve, Teatri “Avdush Hasani” pritet që shumë shpejt të hapë dyert për publikun me shfaqje të reja, duke ofruar kushte shumë më të mira si për artistët, ashtu edhe për qytetarët.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one + four =

Previous Post

Kushtetueses i kërkohet të mos lejojë “veto” për Listën Serbe

Next Post

Arbër Ismajli: EuroModel, shembulli më i mirë i ndërmarrësisë moderne në Gjilan

Advertisement