Dark Mode Light Mode

Të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë – Graçanicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pasur të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë – Graçanicsë.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, e cila ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 15:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graçanicë.

Advertisement

Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka njoftuar Ahmeti.

Ahmeti më tej ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar në lidhje me rastin janë shoqëruar në stacion.

“Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion dy persona, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë. Aktualisht, hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit”, ka njoftuar më tej.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − 18 =

Previous Post

Hedhen poshtë propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Next Post

Vrasjet e grave në Kosovë, Haxhiu thotë se dorëheqja e saj nuk i zgjedh problemet

Advertisement