Dark Mode Light Mode

Të paktën 15 persona të plagosur në një sulm me thikë dhe acid në një fabrikë në Japoni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Japoninë këtë të premte, në një fabrikë gomash në qytetin Mishima, prefektura Shizuoka, ku një burrë 38-vjeçar sulmoi punonjësit.

Sipas autoriteteve, tetë persona u goditën me thikë, pesë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Për më tepër, shtatë të tjerë u plagosën pasi autori hodhi ndaj tyre acid.

Policia ka arrestuar menjëherë autorin në vendngjarje, ndërsa motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur.

Advertisement

Japonia është e njohur për ligjet e rrepta të kontrollit të armëve dhe për nivelin e ulët të krimeve të dhunshme, megjithatë vitet e fundit vendi ka regjistruar disa sulme të ngjashme me thika.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 5 =

Previous Post

Zbulime të paprecedenta: Ish-zyrtarë të lartë të sigurisë flasin për raportet e Xhavit Halitit me CIA-n, NATO-n dhe rolin kyç në lindjen e UÇK-së

Next Post

Muharremi: 400,000 persona në Kosovë jetojnë me vetëm 5 euro në ditë, 90 mijë familje të cenuara

Advertisement