Dark Mode Light Mode

Takimi i Brukselit, Lajçak: Shpresoj që Kurti e Vuçiq do të vijnë me vizion dhe kurajë politike

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, ka thënë se javën e fundit ia ka kushtuar përgatitjeve të thella për takimin që do të mbahet sot mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lajcak tha se gjithçka është gati për këtë takim.

“Me takimin e nivelit të lartë të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që mbahet nesër, javën e fundit ia kam kushtuar përgatitjeve të thella. Kam vizituar Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar qëllimin e këtij takimi – të shqyrtohen të arriturat dhe të planifikohen hapat e ardhshëm, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”.

Advertisement

Tutje, emisari special shpreson që Kurti dhe Vuçiq, në takimin e sotëm do të shkojnë me vizion dhe kurajë politike.

“Bisedat tona ishin të hapura, të sinqerta dhe të rëndësishme për procesin e normalizimit. Unë gjithashtu bëra një ndalesë të shpejtë në Greqi për të diskutuar perspektivën e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Konferencën e Paqes dhe Rritjes së Qëndrueshme në Athinë.

Gjithçka është vendosur për takimin dhe ne shpresojmë që të dy liderët të vijnë me vizionin dhe guximin politik të nevojshëm për t’i sjellë Kosovën dhe Serbinë më afër të ardhmes së tyre evropiane”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − 17 =

Previous Post

Nëntë muaj pas takimit të fundit, Kurti dhe Vuçiq sot takohen në Bruksel

Next Post

Ish-presidenti i Zvicrës zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i KiE-së

Advertisement