Dark Mode Light Mode

Tahiri: Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës

Beograd, 1 qershor  – Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë Edita Tahiri ka deklaruar se Serbia “duhet të gjejë Charles de Gaulle-in e  vet i cili  do të merrte vendimin për njohjen e Kosovës ashtu si bëri shtetari francez i cili atëherë e pati njohur Algjerinë.

“Statusi i Kosovës është zgjidhur. Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik dhe ky kapitull është mbyllur. Ky është realiteti dhe Serbia me këtë realitet duhet ta zërë hapin”, ka thënë  Edita Tahiri për javoren e Beogradit NIN. Tahiri rreth ideve për ndarjen e Kosovës ka thënë “se ato kurrë nuk do të jenë pjesë e bisedimeve sepse ato janë pjesë e politikës së vjetër hegjemoniste të Serbisë”.(KohaNet)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + 10 =

Previous Post

Agjencia serbe FoNet: Protestë e KDNJ-së për ftesën e Belgzim Kamberit në polici

Next Post

Thaçi: Pavarësia është minimumi i kërkesave të shqiptarëve

Advertisement