Dark Mode Light Mode

Tahiri paralajmëron iniciativë për shpërbërjen e Kuvendit

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka njoftuar se do t’i nisin procedurat për shpërbërjen e Kuvendit në ditët e ardhshme. Ai ka bërë këtë deklaratë pas një mbledhjeje të Kryesisë së Kuvendit të mbajtur të premten, duke theksuar se afati final për shpërbërjen e legjislaturës aktuale është fundi i prillit.

Tahiri ka theksuar se për të rrëzuar qeverinë aktuale nevojiten të paktën 61 vota në Kuvend, të cilat momentalisht mungojnë. Ai ka sugjeruar se një zgjidhje më e lehtë për këtë situatë do të ishte që partia në pushtet ta shpërbëjë vetë Kuvendin.

“Duhet së paku 61 deputetë që ta rrëzojmë qeverinë, këta numra nuk i kemi. Për të dalë më lehtë nga kjo situatë e rëndë, i kemi dhënë një mundësi më të lehtë partisë në pushtet, që ta shpërbëjë Kuvendin”, ka thënë Tahiri.

Advertisement

Tahiri shtoi se PDK-ja shumë shpejt do t’i nisë diskutimet edhe me partitë opozitare që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejt. Ai ka folur edhe për komisionet hetimore të cilat po dështojnë të votohen nga pushteti. Tahiri ka thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për themelimin e tyre.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten + 17 =

Previous Post

Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Next Post

UEFA pritet të marrë vendim, mund të lejohen 26 futbollistë për një kombëtare në Euro 2024

Advertisement