Dark Mode Light Mode

Tahiri alarmon rritje tatimesh dhe çmimesh nga 1 janari: Ta ndalim këtë goditje

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 110, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në ikje për rritjen e tatimeve që pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari, duke paralajmëruar pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës. Sipas Tahirit, rritja e tatimeve do të reflektohet menjëherë në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, ndërsa barra financiare do të bie mbi qytetarët. “Qeveria në ikje ka planifikuar rritjen e tatimeve dhe, bashkë me to, do të rriten edhe çmimet. Koston do ta paguajmë ne,qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Tahiri. Ai ka theksuar se ekziston vetëm një mënyrë për ta ndalur këtë, duke ftuar qytetarët për ndryshim në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × two =

Previous Post

A ndryshuan qëndrimet e LVV-së së voni? Nëse po, pse?

Next Post

Arrestohet ish-pjesëtari i MUP-it serb për kidnapimin e Milan Vukashinoviq

Advertisement