Dark Mode Light Mode

Suspendohen 6 deputetë të opozitës

gaz2Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të përjashtohen gjashtë deputetë të opozitës për shkak të sjelljeve të tyre që pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare. Deputetët e përjashtuar janë: Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli.

Njoftimi i plotë:

Pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullorës së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës, në seancën plenare me 256 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =

Previous Post

Kujdes: Serbia&SHIK lëshon maskat në mes te protestuesve paqësor kundër regjimit Thaci-Mustafa

Next Post

Ja kush nuk e zbatoi urdherin qe TMK ta nderonte Rugoven!

Advertisement