Dark Mode Light Mode

Surroi: Si më futën në burg dhe ma rruan kokën me porosi të Millosheviqit

Publicisti dhe ish-politikani Veton Surroi rrëfeu të dielën sesi ishte burgosur dhe i ishte rruar koka në qershorin e vitit 1991, me porosi të ish-presidentit famëkeq serb Sllobodan Millosheviq.

Në podcastin e tij ‘Pikë’ të transmetuar të dielën në KTV, Surroi ndau me politologun Blerim Shala historinë e arrestimit të tij disa ditë pas protestës kundër regjimit serb të zhvilluar në Prishtinë në qershorin e vitit 1991.

Protesta ishte rrjedhojë e kundërshtimit të shqiptarëve të Kosovës kundër heqjes së autonomisë së Kosovës nga Serbia, në një kohë para shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Advertisement

Surroi tha se ishte njëri nga organizatorët e protestës, e cila sipas tij, ishte një nga demonstratat më të fuqishme kundër regjimit serb gjatë tërë viteve 90’.

“Në atë kohë përpiqeshim ta animonim krejt skenën politike. Unë shkoj me bisedu me kryetarët e partive politike. Ishim në shoqatë të shkrimtarëve dhe njëri prej zyrtarëve të lartë të një partie, jo i LDK-së, më tha ‘çka po bën këso cirkuza ti..’ – thash: ‘O, a doni me ardhë apo jo?’. Aty u vendos që të bojkotohemi dhe në fakt i vetmi që ishte konsistent tërë kohën ka qenë baca Adem [Demaçi, v.j]. Ai më tha që është me ne dhe më tha ‘edhe nëse dalim tre veta, tre do të dalim.’ Por [në protestë] dolën 100 mijë veta”, rrëfeu Surroi.

Më tej, ish-kryeredaktori i Kohës Ditore dhe ish-kryetari i partisë Ora tregoi se rreth dhjetë ditë pas organizimit të protestës u arrestua “me porosi të Millosheviqit”.

“Nja dhjetë ditë pas [protestës] mua më arrestojnë, më fusin në burg, më rruajnë kokën sepse.. me porosi të Millosheviqit. Ishte porosia e tij për të gjithë kundërshtarët e tij me ua rru kokën ashtu. Këtë drejtori i burgut, ia tha Bajramit [Kelmendit], i cili ishte avokat i imi”, tha Surroi.

Ai tha se derisa ndodhej në burg, protestat në qershorin e atij viti kishin vazhduar.

“I dëgjoj ato prej qelisë së burgut”, vijoi Surroi.

Sipas publicistit, demonstratat ishin paqësore dhe kishin për qëllim të përçonin mesazh gjithandej botës për rezistencën e shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Millosheviqit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × four =

Previous Post

Këta janë pesë “kampionët” nga secila parti për humbje votash gjatë rinumërimit

Next Post

Aksion në MPB – Arrestohen katër persona, të dyshuar për dallavere në procesin e lëshimit të lejeve për armë

Advertisement