Dark Mode Light Mode

Sulmi në Ibër Lepenc, Musliu: Prapa qëndron Radoiçiq

Prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Millan Radoiçiq i mbështetur nga Serbia. Kështu tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, teksa tregoi se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti gjatë raportimit.

“Diskutuam për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga Serbia. Folëm për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit dhe për çështje tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radoiçiq i mbështetur nga shteti serb”, tha Musliu.

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së ka raportuar me dyer të mbyllura drejtori Petrit Ajeti. /KP

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 4 =

Previous Post

Jo shumë mërgimtarë të regjistruar për të votuar, Kurti i porosit nga mbledhja e Qeverisë: Kanë mbetur veç 8 ditë, mos e lini për fund

Next Post

Abdixhiku thotë se ndryshimi i madh po vjen: Shtet më i fortë dhe i sigurt për të gjithë

Advertisement