Dark Mode Light Mode

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, qeveria drejton gishtin jashtë: S’ka ndodhur kurrë më parë

Kryeministria ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike dhe faqeve qeveritare në Shqipëri. Sipas njoftimit të bëra nga zyra e shtypit të kryeministrit Edi Rama sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Një sulm i kësaj natyre sipas qeverisë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

“Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë. Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Advertisement

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal”, njofton Kryeministria.

Shërbimet publike online dhe faqet qeveritare janë mbyllur përkohësisht deri në neutralizimin e sulmeve armike.

Për sigurinë kibernetike qeveria ka pajtuar kompaninë amerikane “Jones Group International”. Sipas kontratës me qeverinë shqiptare, shoqëria amerikane e specializuar në fushën e mbrojtjes kibernetike ka akses thuajse në të gjitha sistemet digjitale të vendit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 3 =

Previous Post

Zbulohet plani, Vuçiq kishte tentuar të hyjë pa i njoftuar kroatët në territorin e tyre

Next Post

Bad News Eagles-Dynamo Eclot, këtu mund ta ndiqni live ndeshjen

Advertisement