Dark Mode Light Mode

Sulmet e Izraelit në Iran, përmes videove

Smoke rises from a damaged building in Tehran, Iran, early Friday, June 13, 2025. Israel attacked Iran's capital early Friday, with explosions booming across Tehran. (AP Photo)

Në orët e para të së premtes, Izraeli nisi sulme ajrore ndaj Iranit.

Mohammad Bagheri, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, është vrarë si pasojë e sulmeve izraelite, raportojnë mediat shtetërore, shkruan BBC.

Mediat shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se edhe kreu i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami është vrarë në këtë sulm.

Advertisement

Siç shkruan CNN, i vrarë ka mbetur edhe ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Fereydoon Abasi, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se Izraeli ka goditur objektivat bërthamore në Iran, duke bërë të ditur se operacioni do të vazhdojë për shumë ditë.

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se Izraeli do të përballet me një “ndëshkim të ashpër” për sulmet e së premtes.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, Khamenei konfirmoi se një numër komandantësh dhe shkencëtarësh janë vrarë gjatë sulmeve që Izraeli ka deklaruar se kishin në shënjestër objektiva bërthamore.

“Regjimi izraelit ka kryer një krim në agim. Ky regjim duhet të presë një ndëshkim të ashpër”.

Ndiqni më poshtë pamjet e këtyre sulmeve:

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve + three =

Previous Post

Lideri suprem i Iranit: Izraeli do të përballet me ndëshkim të ashpër – i përgatiti vetes fat të dhimbshëm

Next Post

Kujt po i pengon Ramiz Lladrovci?!

Advertisement