Dark Mode Light Mode

Sulm terrorist në një spital sirian afër kufirit me Turqinë, 12 të vdekur deri më tani

Të paktën 12 civilë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi terrorist me autobombë pranë një spitali në qytezën siriane Çobanbey afër kufirit me Turqinë, raporton Anadolu Agency.

Sulmi ka ndodhur pas detonimit të një automjeti të ngarkuar me shpërthyes në parkingun e Spitalit të Çobanbey-it, qytezë e cila është pjesë e rajonit ku është zhvilluar operacioni antiterrorist turk “Mburoja e Eufratit”.

Sipas Mbrojtjes Civile, të paktën 12 civilë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, ndërkohë që janë ngritur shqetësime nga rritja e mundshme e numrit të viktimave.

Advertisement

Ekipet e Mbrojtjes Civile janë mobilizuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke i vazhduar aktivitetet e shpëtimit nga gërmadhat e shtëpive të rrënuara në afërsi të spitalit si pasojë e shpërthimit.

Dëme materiale nga shpërthimi ka pësuar edhe spitali.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × one =

Previous Post

Edhe kjo bëri vaki: 12 vjeçari ngacmon seksualisht mësuesen

Next Post

Komandanti i UCK-së Berisha: Ndihem krenar që m’u dha rasti të futem në PDK

Advertisement