Dark Mode Light Mode

Stradner flet për Kosovën: Gjëja e fundit që ShBA-ja dëshiron është përshkallëzimi i pakontrolluar

Ivana Stradner, Fondacioni për Mbrojtjen e Demokrasië, ka folur në lidhje me çarjen në Boshtin Transatlantik, pas përplasjeve të fundit në mes ShBA-së dhe BE-së.

Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, Stradner beson që Rusia synon përshkallëzimin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Për shkak të grupeve të ndryshme fetare dhe etnike, kjo krijon një pikë fërkimi, që Rusia mund ta shfrytëzojë për të përshkallëzuar krizën me ndihmën edhe të udhëheqësit serb Milorad Dodik dhe më pas për ta qetësuar situatën. Këtë do ta përdorte si kartë për të negociuar, duke i thënë Perëndimit se nëse nuk do që konflikti të përhapet më tej, ai duhet të negociojë me Rusinë” – tha Stradner për REL.

Advertisement

Tutje, Stradner ka komentuar edhe situatën në Kosovë, duke e vlerësuar situatën e sigurisë si më të mirë se disa vite më parë.

“Besoj që situata në Kosovë sa i përket sigurisë është më e mirë sesa disa vite më parë dhe gjëja e fundit që duan tani ShBA-ja është një përshkallëzim i pakontrolluar…Kosova duhet të zhvillojë lidhje shumë më të ngushta me BE-në dhe të jetë shumë diplomatike dhe e mencur me qasjen e saj me ShBA-në” – tha Stradner.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − twelve =

Previous Post

Erëra të forta nesër në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla për qytetarët

Next Post

Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Berisha dënohet me burg të përjetshëm

Advertisement