Dark Mode Light Mode

Srpska kundër votimit të 21 prillit, thotë se kryetarët do ta përfundojnë mandatin e plotë pavarësisht rezultatit

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek tha sot se kjo parti është kundër votimit e 21 prillit për largimin e kryetarëve shqiptarë të veriut.

Ai tha se votimi është “jolegjitim”, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “bëri gjithçka që ai referendum të mos ketë sukses”

Elek tha se Udhëzimi Administrativ, i cili u miratua më 5 shtator të vitit të kaluar, “është i vështirë për t’u zbatuar për shkak të pengesave të kryetarëve të kuvendeve komunale”.

Advertisement

Sipas tij, të dhënat tregojnë se në veri janë 46.248 votues dhe sipas udhëzimeve të KQZ-së duhet të dalin 50 për qind e votuesve plus një votë.

“Në disa raste, gjatë takimeve me përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe ambasadorë, kemi paralajmëruar se këto të dhëna nuk janë të sakta dhe se nuk e ruajnë gjendjen e vërtetë në terren, sepse në muajt e fundit, më shumë se 15 për qind e njerëzve. nga veriu i Kosovës janë shpërngulur. Fatkeqësisht, nuk kemi gjetur mirëkuptim”, tha Elek, i icli përmendi format tjera të largimit të kryetarëve shqiptarë.

Ai u shpreh i sigurt se “kryetarët shqiptarë do të qëndrojnë deri në përfundim të mandatit të tyre”, duke treguar se për ankesat e tyre i kanë njoftuar edhe ndërkombëtarët.

Elek po ashtu ka theksuar se nuk ka parë asnjëherë votim me kamera.

“Nuk kam parë që të mbahet ndonjë referendum në prani të kamerave. Propozimi është që referendumi të bëhet në shkollat ​​që janë pjesë e sistemit arsimor serb. Shqiptarët duan që të vendosen kamera në çdo klasë dhe korridor, ndaj morën hua një numër të caktuar kamerash nga KQZ-ja në Shqipëri. Me të drejtë populli shtron pyetjen se si do të jenë kamerat në qendrat e votimit, nëse kemi komisione zgjedhore dhe kaq shumë kontroll dhe tani duhen më shumë kamera”, tha kryetari i Listës Serbe.

Edhe nëse votimi rezulton me shumicën e votave pro largimit të kryetarëve, ai u shpreh sërish i sigurt se ata do të qëndrojnë deri në fund të mandatit të tyre.

Ai theksoi gjithashtu se janë parashikuar procedura të pamundura për votim për largimin e kryetarëve më 21 prill.

“Nuk kam parë që të mbahet ndonjë referendum në prani të kamerave”. Propozimi është që referendumi të bëhet në shkollat ​​që janë pjesë e sistemit arsimor serb. Shqiptarët duan që të vendosen kamera në çdo klasë dhe korridor, ndaj morën hua një numër të caktuar kamerash nga KQZ-ja në Shqipëri. Me të drejtë populli shtron pyetjen se si do të jenë kamerat në qendrat e votimit, nëse kemi komisione zgjedhore dhe kaq shumë kontroll dhe tani duhen më shumë kamera”, tha Eleku.

Ai përkujtoi se kryetarët e komunave janë zgjedhur më 23 prill të vitit të kaluar, në zgjedhjet ku kanë votuar gjithsej 1567 votues, prej tyre 13 serbë. Kjo është vetëm 3.47 për qind e votuesve të regjistruar.

Në ato zgjedhje morën pjesë 0,029 për qind e serbëve, megjithëse në veri përbëjnë më shumë se 97 për qind të popullsisë, nënvizoi Eleku.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 1 =

Previous Post

Plani 9 pikësh i OSBE për Veriun, Qeveria i reagon Bujar Osmanit: Dje e morëm vesh që e ka hartuar ai, Kosovën e sheh si ndërkombëtar

Next Post

PDK-në s’e trembin sondazhet, Tahiri: Kurti t’i përgjigjet ftesës sonë që zgjedhjet të mbahen më 9 qershor

Advertisement