Gjykata Speciale ka sqaruar se Ana Profozic, zyrtare e ekipit informues, nuk ka mbajtur ligjëratë në gjimnazin ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë.
Në një përgjigje të zëdhënëses Angela Griep, audio-incizimi i publikuar nuk është i lidhur me ngjarjen informuese në këtë shkollë, por me një ngjarje të mëparshme.
“E konfirmoj se pjesa nga audio-incizimi nuk është nga ngjarja informuese dhe informacionet e dhëna në gjimnazin Xhevdet Doda. Pjesët e incizimit janë nga një ngjarje e mëparshme informuese.” – njoftoi Griep për Klan Kosova.
Gjimnazi ka konfirmuar gjithashtu se Profozic nuk ka qenë kurrë e pranishme në shkollë.