Dark Mode Light Mode

Spanjë, Reali humbet pikë

Malaga i merr një pikë Real Madridit në “Santiago Bernabeu” duke bërë që diferenca mes madrilenëve dhe Barcelonës së vendit të dytë të zbresë në 8 pikë.

Madrilenët ishin më superiorë se kundërshtari por futbollistët e kësaj skuadre humbën shumë raste para portës së Malagës. I vemti që shënoi ishte Benzema në pjesën e parë.

Edhe në të dytën skuadra e Mourinho shkoi disa herë pranë golit të dytë por Benzema u tregua shumë individualist duke shpërdoruar shumë raste që mund të kishin rezultuar pozitive për Realin.

Advertisement

Atëherë kur të gjithë mendon se kjo ndeshje do të përfundonte me fitoren e vendasve Santiago Cazorla barazoi nga një goditje dënimi.

Tashmë Reali gjendet në kuptën e 71 pikëve ndërsa Malaga mban vendin e pestë me 41 pikë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − sixteen =

Previous Post

Shefi i CIA-s: Do të ju përgjojmë nëpërmjet enëlarëses tuaj

Next Post

Kusari - Lila: Masa reciproke tregtare ndaj të gjitha shteteve

Advertisement