Dark Mode Light Mode

Sot s’pati marrëveshje, javën e ardhshme takimi tjetër për dinarin në Bruksel

Pa marrëveshje i përfunduan takimet kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, që u mbajtën për çështjen e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi prej shkurtit dhe që synon ta largojë dinarin serb nga përdorimi në vend.

Zëvendëskryeministri i Kosovës foli për dallime të mëdha pas takimit, ndërsa përmendi një takim shtesë, që pritet të mbahet më 4 prill.

“U pa se ka një dallim të madh mes propozimeve të të dyja palëve dhe u dakorduam që, pas disa bisedimeve, që ka nevojë edhe për një takim të radhës, për të parë se a ka mundësi të afrohemi drejt një zgjidhjeje apo jo”, tha Bislimi.

Advertisement

Ai nuk pranoi të japë detaje për propozimet

“Mendoj që pala jonë ka nxjerr një propozim shumë konstruktiv që mundëson që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesit final, por pa u lënduar në asnjë moment rregullorja e BQK-së dhe korniza legjislative e vendit tonë”, tha Bislimi.

Si Bislimi, ashtu edhe Petkoviq i cilësuan propozimet e tyre si konstruktive dhe të balancuara.

Takimet e sotme ishin vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit. Në takimin e sotëm pritej që të diskutoheshin propozimet e secilës palë.

Për çështjen e dinarit, Kosova dhe Serbia diskutuan pa sukses në Bruksel edhe në fund të shkurtit. Në atë takim shkoi guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + 11 =

Previous Post

Rusia kërkon mbledhje në OKB për bombardimet e NATO-s, Gërvalla: Po tenton të ngrejë paralele absurde me luftën në Ukrainë

Next Post

Petrovci për ish-udhëheqësit e UÇK-së: Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda

Advertisement