Dark Mode Light Mode

Sot hidhet shorti për renditjen e partive për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sot do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se shorti për renditjen do të hidhet të hënën nga ora 11:00.

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka theksuar Elezi.

Advertisement

Sipas tij, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe transparencë të plotë.

Ndërkohë, KQZ-ja të shtunën ka bërë të ditur se dy milionë e 75 mijë e 868 qytetarë janë me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Republikën e Kosovës është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104 mijë e 924. /rtk

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × five =

Previous Post

Kush mund të jenë pasuesit e Lajçakut për emisar special të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Next Post

LVV numër 118, PDK numër 131, LDK numër 124, AAK, Nisma, Lista Konservatore, E-30 numër 137, Koalicioni për Familjen numër 129

Advertisement