Peter Sorensen, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se uron që më 2026 Kosova dhe Serbia të ulen në tavolinë për të diskutuar në procesin e dialogut, dhe që të mos ndodhë sikur një vit më parë kur nuk pati asnjë takim fare.
Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani, Sorensen në një deklaratë për media ka thënë se pret konstituim të shpejtë të Kuvendit e formim të Qeverisë së re.
“Kemi shpresë që më 2026 të na japë atë që s’na dha 2025-a. Prandaj kam nisur punën këtu me udhëtim dhe në Beograd më vonë”, ka thënë ai.



