Dark Mode Light Mode

SKANDAL KORRUPTIV NE VATIKAN

Vatikani sulmon gazetarët e stacionit televiziv “La7” për mënyrat investiguese ndërsa publikohet skandali korruptiv në Vatikan.

“Detyra e Nuncit Apostolik në Shtetet e Bashkuara dhënë hirësisë së tij Vigano një nga më të rëndësishme të diplomacisë Vatikanit është prova e padiskutueshme e vlerësimit të Papës për të”.

Është kjo përgjigja e selisë së shenjtë që kërcënon me veprime ligjore kundër stacionit televiziv, ndërsa pas një skandali pedofilie përballet tashmë me një tjetër skandal, atë të korrupsionit.

Advertisement

Në kuadër të një hetimi “me duar të pastra” në Vatikan, janë publikuar letrat dërguar Papës nga ish- sekretari i Përgjithshëm i Vatikanit, thënë ndryshe, dikasterit të ekonomisë ku denoncohej korrupsioni dhe prokurimet e fryra që për selinë e shenjtë kishin shkaktuar humbje 50-60bi financat e Selisë së Shenjtë.

Letrat datojnë në mars dhe prill të vitit 2011, kur kryepeshkopi Carlo Maria Vigano u hoq nga detyra para kohe. Në tetor ai u bë Nunci Apostolik në Uashington.

Autenticiteti i letrave megjithatë nuk është hedhur poshtë e pyetjes të ngritur nga gazetarët italianë nëse ishte diktuar largimi i klerikut të njohur nga presionet e furnitorëve të Vatikanit i është përgjigjur në mënyrë pohuese një bankier konsulent i Selisë së shenjtë.

Ndër operacionet me tronditëse është një transaksion financiar në 2009, që ka shkaktuar humbje prej dy milionë e gjysmë dollarësh, por dhe për skenën e improvizuar të lindjes së Krishtit në Sheshin e Shën Pjetrit me kosto 550.000 euro. /as/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − fourteen =

Previous Post

PRESIDENTJA NË TRANZIT, JAHJAGA NUMËRON DITËT...

Next Post

PËR NXËNËSIT E LUGINËS SË PRESHEVËS: Dolën nga shtypi Përmbledhjet e detyrave NGA Matematika

Advertisement