Dark Mode Light Mode

Simpsons “shpëtojnë” edhe për dy vite të tjera

Televizioni Fox ka rinovuar kontratën e tij me “The Simpsons” edhe për dy vite të tjera. Seriali vizatimor është rikonfirmuar edhe për dy sezone të tjera.

Vazhdimi i serialit ishte vënë në diskutim për shkak të ripërtëritjes së kontratës me dubluesit e serialit, por Fox ka bërë të ditur se sezoni numër 24 dhe ai numër 25 do të realizohen.

Twentieth Century Fox Television kishte njoftuar se nuk do të mund të vazhdonte serialin nëse nuk ulte pagat. Harry Shearer, Dan Castellaneta, Julie Kavner, Nancy Cartwright, Yeardley Smith dhe Hank Azaria fitojnë secili nga 8 milionë dollarë për seri.

Advertisement

Kasti i dubluesve ka pranuar një ulje të rrogës deri në 30%.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 + 9 =

Previous Post

Cristiano Ronaldo ka habitur të gjithë kur ka sulmuar ashpër tifozët që e vërshëllejnë në stadium

Next Post

Koncerti në nder të Michael Jackson

Advertisement