Dark Mode Light Mode

Siguria kibernetike, Rama takon themeluesin e kompanisë “CheckPoint” në Izrael

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar në Tel Aviv, Izrael, kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga takimi me themeluesin e kësaj kompanie, Gil Shwed.

“Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”, theksoi Rama.

Advertisement

Vizita e fundit e kryeministrit Rama në Izrael ishte në tetor të vitit të kaluar, ku në fokus të takimeve me zyrtarët izraelitë ishte siguria kibernetike dhe sulmet kibernetike iraniane ndaj vendit tonë.

Takimi i fundit vjen në një moment kur në Shqipëri kanë filluar hetimet për përfshirjen e mundshme të muxhahedinëve që strehohen në Durrës në veprimtari ta paligjshme politike, përfshirë këtu edhe sulme kibernetike.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − eighteen =

Previous Post

PDK-së në Prishtinë i bashkohet asamblistja e LVV-së, Berna Saraçi

Next Post

Drita përballë Viktoria Plzen, Gjilani dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Konferencës

Advertisement