Dark Mode Light Mode

Si u kap burri që dyshohet se dhunoi të miturën në Istog? Nikçi zbulon detaje

Tomë Prekaj është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit.

55-vjeçari është kapur në flagrancë në një motel në Istog, së bashku me një të mitur 13-vjeçare.

Aktualisht, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Advertisement

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se informacioni fillestar është marrë nga një qytetar.

“Pas telefonatës së një qytetari, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka kapur në flagrancë kryerësin e kësaj vepre penale. Për ta trajtuar çështjen me seriozitetin më të lartë, në vendngjarje ka dalë edhe prokurorja e shtetit, së bashku me mbrojtësin e viktimave dhe përfaqësues të institucioneve të tjera relevante. Personi i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë”, ka deklaruar Nikçi.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se ndaj të dyshuarit është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Para pak çastesh është deponuar në Gjykatën Themelore në Pejë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar për veprën penale të dhunimit. Ndërkohë, viktimës i janë ofruar të gjitha ndihmat e nevojshme, përfshirë mbrojtësin e viktimave, prokuroren e shtetit, Qendrën për Punë Sociale dhe mbështetjen psikologjike”, ka shtuar zëdhënësi i Prokurorisë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − one =

Previous Post

Goditi për vdekje 83-vjeçarin kosovar, zvicerani: S’kam fjalë, edhe një pjesë e imja vdiq

Next Post

Brikena zbulon çfarë kërkon në një lidhje: Nuk më intereson me u…

Advertisement