Dark Mode Light Mode
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK-së: Shembull i lidershipit demokratik
Si ndryshuan rezultatet për partitë krahasuar me zgjedhjet e kaluara? -VV-ja me ngritje nga shkurti, LDK-ja me rënie ekstreme e PDK njësoj
Albin Kurti fitoi zgjedhjet, reagon Edi Rama: Mbarësi për Kosovën dhe dy shtetet tona

Si ndryshuan rezultatet për partitë krahasuar me zgjedhjet e kaluara? -VV-ja me ngritje nga shkurti, LDK-ja me rënie ekstreme e PDK njësoj

Partitë politike mbrëmë vonë kuptuan se ku gjenden sa i përket votës dhe besimit të qytetarëve.
Pas orës 19:00 veçse nisi të bëhej e ditur se kush fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme të këtij dhjetori. Komisioni Qendror Zgjedhor brenda tri orëve nxori rezultate preliminare, e nga ku doli se Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 59 për qind. Por si ndryshoi përqindja e fituar e partive politike nga zgjedhjet shkurti me tani? Vetëvendosje në zgjedhjet më 2021 pati një rritje prej 50.28 ndërsa në zgjedhjet e shkurtit pati pasur pak rënie, në 42.3 për qind, kurse mbrëmë ende pa u llogaritur edhe votat me kusht dhe ato të diasporës shkoi në 49.28%. Por LDK-ja është ajo e cila mbrëmë pati një rënie drastike. Më 2021, LDK mori 12.73%, kurse në shkurt mori 18.27% ndërsa mbrëmë doli me vetëm 13.58%, transmeton lajmi.net. Në vitin 2021, PDK mori 17.01% ndërsa në shkurt pati rritje në 20.95%. E mbrëmë PDK-ja mori 20.99% duke qëndruar kështu në një përqindje thuajse të njëjtë. AAAK-ja e cila në vitin 2021 mori 7.12%, në shkurt arriti t’i marrë 7.06%. Në zgjedhjet e mbrëmshme AAK-ja doli me 5.09%. Lista Serbe qëndroi thuajse njësoj, më 2021 pati 5.09%, në shkurt 4.26% e mbrëmë 4.79%.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × five =

Previous Post

Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK-së: Shembull i lidershipit demokratik

Next Post

Albin Kurti fitoi zgjedhjet, reagon Edi Rama: Mbarësi për Kosovën dhe dy shtetet tona

Advertisement