Dark Mode Light Mode

Shqiprim Arifi: Kanë vjedhur zgjedhjet, kanë vjedhur pushtetin, shkoni në shpi

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka akuzuar pushtetin për vjedhje të votës dhe të pushtetit në zgjedhjet e viteve 2020 dhe 2024.

Sipas Arifit, manipulimi i zgjedhjeve ka qenë i qëllimshëm dhe i përsëritur.

“Siç po duket, si zgjedhjet e vitit 2020 ashtu edhe ato të 2024-s kanë pasur rezultate të vjedhura. Por atëherë të gjithë kanë heshtur, sepse kanë qenë të bashkuar në krim. A duhet të çuditemi tani për skandalet e vjedhjes në pushtet nga viti 2020 deri më 2025? Jo. Kanë vjedhur zgjedhjet, kanë vjedhur pushtetin, kaq është e gjitha. Hajde tani, të gjithë para popullit, dorë për dore, dhe të gjithë dorëheqje! Nuk jeni as legal e as legjitim. Shkoni në shpi dhe dorëzojani pushtetin klasës së re politike”, ka shkruar ai.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + 11 =

Previous Post

Dy të ndaluar dhe një tjetër në kërkim nga familja e kandidatit Fetah Paçarizi për manipulim të votave

Next Post

Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë botës, besoj fuqishëm në udhëheqjen e Trump

Advertisement