Dark Mode Light Mode

Shqipëria s’rrezikon vizat, e fundit në rajon për azil

Tiranë, 20 dhjetor – Shqipëria nuk rrezikon bllokimin e procesit të lëvizjes së lirë në zonën “Shengen” prej rritjes së numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Europian. Ky fakt është pohuar dje nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Integrimit, ku saktësoi se nuk do të këtë asnjë ndëshkim kolektiv për vendet e rajonit. “Problematika e shfaqur kohët e fundit në kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë drejt vendeve të BE-së nuk ka ndikim te procesi i liberalizimit të vizave dhe konsiderohet nga vendet anëtare si një çështje e ndarë nga ky proces”, pohoi ministri Nishani. Ai i ka siguruar deputetët se vendi ynë ka numrin më të ulët të azilkërkuesve në rajon dhe se rritja e kërkesave në muajin tetor është një rast kriminal që po hetohet nga Prokuroria. ”Në informacionet zyrtare të përcjella nga autoritetet belge rezulton se për muajin nëntor janë regjistruar 96 kërkesa për azil, ndërsa për muajin tetor ishin regjistruar 342 kërkesa të tilla, pra ka një rënie me më shumë se 3.6 herë krahasuar me muajin tetor 2011. Në 11-ditëshin e parë të dhjetorit janë regjistruar vetëm 18 kërkesa për azil”, deklaroi Nishani.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 5 =

Previous Post

Mobilizohen kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian

Next Post

Ballina e mërkurë, 21.12.2011 Lajme Ekonomi Kultura Kronika Intervista Vështrime Sport Kosovë Shqipëri Rajon Botë Showbiz Tech Kuriozitete Man.United ofron 12 milionë funte për Shaqirin

Advertisement