Dark Mode Light Mode

Shqipëria mbyll shkollat për këtë vit shkollor, i hap vetëm për maturantë

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, ka bërë të ditur vendimet e reja të Qeverisë shqiptare në lidhje me arsimin gjatë pandemisë COVID-19.

Sipas Shahinit, Qeveria ka marrë vendim që viti shkollor 2019-2020 të mbyllet, ndërsa shkollat do të hapen vetëm për maturantët, nën rregulla strikte.

“Shkollat do të hapen vetëm për maturantët nga periudha 18 maj deri më 5 qershor, nën rregulla strikte të higjienës dhe distancimit social. Provimet e Maturës Shtetërore do të mbahen mes datave 8-18 qershor, më të redukutara dhe sipas plan-programeve të reja. Provimet e klasave të 5-ta dhe 9-ta do të anulohen”, ka thënë ministrja Shahini.

Advertisement

Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se mësimi online do të vazhdojë deri më 29 maj, ku më pas në dy javët e para të qershorit do të mbyllen vlerësimet e fundvitit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + nine =

Previous Post

Ministri Vitia: Nuk e njoh Tayna’n por do të ndëshkohet nëse ka thyer rregullat

Next Post

Prekëse, përloten mjekët në Shqipëri: Kemi 2 muaj që nuk takojmë familjarët!

Advertisement