Kjo ndeshje nuk është vetëm për pikë. Është për të tregu a ka ardh momenti i Shqipërisë me e kalu një nivel që gjithmonë na ka mbet pak larg.
Polonia është emër i madh, s’ka diskutim. Por le ta pranojmë, nuk është ajo Polonia që të frikëson si më parë. Edhe kur ka emra, nuk ka gjithmonë lojë. Janë bërë shumë të varur nga individë dhe shpesh duken të çorganizuar si ekip.
Ndërkohë Shqipëria vjen me një tjetër energji. Jo vetëm dëshirë, por formë reale të lojtarëve.
Shiko ku janë dhe si po luajnë: lojtarët tanë nuk janë më thjesht pjesë e ekipeve, por po mbajnë përgjegjësi. Ka stabilitet në mbrojtje, mesfusha po lidhet mirë dhe sulmi nuk është më i rastësishëm si dikur.
Kjo është ndoshta hera e parë që Shqipëria duket si ekip i plotë, jo vetëm me disa emra që dallohen.
Kemi pasur raste në të kaluarën ku kemi qenë afër, por gjithmonë ka munguar diçka. Ndonjëherë eksperienca, ndonjëherë qetësia, ndonjëherë thjesht besimi.
Kjo skuadër duket ndryshe.
Më e pjekur, më e disiplinuar dhe mbi të gjitha, më e bindur në vetvete. Nuk hyn në fushë për me “provuar fatin”, por për me marrë atë që i takon.
Unë besoj që Shqipëria është favorit në këtë ndeshje. Jo sepse Polonia është e dobët, por sepse ne jemi më në formë dhe më ekip se ata në këtë moment.
Dhe nëse fitojmë këtë ndeshje, nuk është thjesht një rezultat i mirë.
Është momenti kur fillon me u shkru historia, jo me u kujtu për “sa afër kemi qenë”.




