Dark Mode Light Mode
Krasniqi: Duan të na frikësojnë!
Zgjedhjet në Luginë të Preshevës, shqiptarët votojnë me flamurin kombëtar
Gruaja shqiptare u masakrua në Itali, gjendet pa këmbë e pa dorë

Zgjedhjet në Luginë të Preshevës, shqiptarët votojnë me flamurin kombëtar

Mediat kosovare raportojnë se në disa mjedise të Kosovës ku po votojnë pakica serbe në qendrat e vendvotimeve janë vënë flamujt  e Serbisë sikur në  Veri të Mitrovicës apo Zubin Potok. Ndërsa, reporterët e agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë » njoftojnë nga terreni se në disa qendra votimi në Luginën e Preshevës janë vendosur flamuj kombëtar dhe të Kosovës. Për ketë kanë dëshmuar edhe votuesit shqioptarë sot në Bujanoc për agjencinë tonë.


Advertisement

 

Bujanoc, 6 maj

Valon BEGZADI

Ekipi i agjencisë sonë sot në Bujanoc ka fotografuar një lider shqiptar i cili para flamurit kombëtare po votonte në një qendër votimi në zgjedhjet e sotme lokale në Serbi. Ne pyetëm liderin e LPD-së,  se sot ka zgjedhje Shqipëria apo Serbia ?, ai na  u përgjigj, duke qeshur  « Po, te dyja.  Kjo këtu është Kosovë Lindroe.”  Ne këtu jemi shiptarë dhe është drejtë e jona të dalim me  flamurin tonë kombëtar në zgjedhje, pohon në vazhdim z.Musliu,

 

 

“Pardje në Tërnoc e Breznic kemi parë automjetet  policore me flamuj të Serbisë të cilët rrethuan fshtart tona shqiptare të cilët  bastisën, malltretuan dhe arrestua bijtë tanë herët në orët e mëngjesit  dhe tash ne shqiptarët nuk di pse ta përdorim më atë flamur.. » i ka deklaruar agjencisë informative « Presheva Jonë » z.Jonuz Muliu, kryetar i LPD-së dhe kryetar aktual i Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × two =

Previous Post

Krasniqi: Duan të na frikësojnë!

Next Post

Gruaja shqiptare u masakrua në Itali, gjendet pa këmbë e pa dorë

Advertisement