Dark Mode Light Mode

Shpërthime të fuqishme në Sevastopol të Krimesë

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Sevastopol të Krimesë së aneksuar nga rusët.

Në këtë vend janë shpeshtuar sulmet me dronë kamikazë nga ukrainasit, të cilët janë zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të tyre që është pushtuar nga rusët.

Në anën tjetër, pamje amatore të publikuar nëpër rrjetet sociale shfaqin shpërthimet e fuqishme si dhe “topat e zjarrtë” që ngriteshin në qiell.

Advertisement

 

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, por sulmet me dronët kamikazë janë bërë arma me fuqishme e ukrainasve në rajonet që tashmë i ka pushtuar Rusia.

Kievi po vazhdon të kërkojë armë të avancuara nga vendet perëndimore, e tashmë disa shtete i kanë dërguar Ukrainës tanket gjermane Leopard 2.
Reklama

Shtetet e Bashkuara mbrëmë njoftuan se do të përshpejtojnë procesin e dërgimit të tankeve Abrams në Ukrainë, që do të ndryshonin rrjedhën e luftës në këtë vend. /Telegrafi/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 3 =

Previous Post

"Liria ka emër" organizon Marsh për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (Video)

Next Post

U rrezikuan 300 pasagjerë, dy aeroplanë për pak sa nuk u përplasën në Kosovë

Advertisement