Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është nderuar me çmimin prestigjioz nga CSR për “Ekselencë në Integrimin e Qëndrueshmërisë”, një vlerësim që konfirmon lidershipin e aeroportit në integrimin e standardeve të qëndrueshmërisë në të gjitha nivelet e operimit dhe menaxhimit.
Qëndrueshmëria është bërë pjesë integrale e vizionit afatgjatë të aeroportit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përvojës së udhëtarëve.
Vlerësimi nga CSR e pozicionon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës si lider në rajon në fushën e përgjegjësisë shoqërore dhe menaxhimit të integruar, duke dëshmuar kështu zhvillimin ekonomik të saj.
Ky sukses përforcon reputacionin ndërkombëtar të aeroportit dhe shërben si motivim për të vazhduar investimet në projekte të qëndrueshme, teknologji moderne dhe iniciativa që kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Çmimi për “Ekselencë në Integrimin e Qëndrueshmërisë” është një njohje e rëndësishme e punës së vazhdueshme dhe e vizionit të qartë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës drejt një të ardhmeje më të gjelbër, më të përgjegjshme dhe më konkurruese në nivel ndërkombëtar.
Përmes këtij vlerësimi, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës konfirmon ambicien e tij për të vazhduar investimet në projekte të gjelbra, inovacion dhe standarde ndërkombëtare, duke kontribuar jo vetëm në zhvillimin e sektorit të aviacionit, por edhe në mirëqenien e komunitetit dhe ekonomisë së vendit.







