Dark Mode Light Mode

Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm për akuzën për mosdeklarim të 172 mijë eurove

Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Shpend Ahmeti është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro.

Gjykatësi Leon Përlaska njoftoi Ahmetin dhe mbrojtësit e tij- avokatët Bajram Dili dhe Arbër Istrefi, se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, raporton Betimi për Drejtësi.

Fillimisht, mbrojtësi i Ahmetit, avokati Arbër Istrefi tha se shkresat e lëndës i kanë pranuar por jo edhe aktakuzën. Më pas, ai e pranoi aktakuzën nga gjykatësi.

Advertisement

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 23 dhjetor 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, i cili akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro.

Sipas Prokurorisë, Ahmeti nuk deklaroi deponimet në para të gatshme të realizuara nga viti 2018 deri më 2022.

“I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse. Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro”, thuhej në njoftim.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + eighteen =

Previous Post

“Nderi im i madh; shtet themelues”: Si e fitoi Trumpi Osmanin në Bordin e Paqes?

Next Post

Vrasja e nënës nga i biri, policia tregon çka pa në vendngjarje në rastin tragjik në Restelicë

Advertisement