Dark Mode Light Mode

Shkurte Gashi pas vdekjes së babait: Ma këpute shpirtin dhe ma le zemrën bosh

Ditën e sotme (e hënë) ka ndërruar jetë babai i këngëtares Shkurte Gashi.

Me këtë rast u bë një reagim nga vet artistja, duke i bërë një dedikim prekës në rrjete sociale.

Ajo thekson se kjo vdekje e papritur i ka këputur shpirtin e duke e cilësuar si udhërrëfyesin më të mirë të jetës.

Advertisement

Postimi i plotë i Gashit (pa ndërhyrje):

“Ah babush i dashur…Vdekja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh.

Sot humba më shumë se një baba, humba shokun tim më të mirë, mësuesin tim, udhërrëfyesin e jetës sime.

Ti ishe forca ime, fjala e urtë, krahu ku mbështetesha dhe drita që më printe në çdo hap.

Dhimbja për ty është e pafund, sepse dashuria jote ishte e pakrahasueshme.

Do të jetosh përherë në zemrën time, në kujtimet e mia, në çdo këshillë që më dhe e në çdo vlerë që ma mësove.

Pusho i qetë, babush krenaria ime e përjetshme”. 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 14 =

Previous Post

Samsung Galaxy S26 Ultra dhe Galaxy S26 shfaqen në Geekbench

Next Post

​Eksperti i kibernetikës: Sot ishte “fantazmë”, nesër mund të jetë incident

Advertisement