Dark Mode Light Mode

Shkroi në Facebook se ‘Parlamenti duhet të digjet”, arrestohet pejani

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, meqenëse i njëjti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se pas intervistimin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pas  që i njëjti në rrjetin social facebook, ka postuar një foto dhe postuar shkrimi “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregull”, thuhet në raport.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − 4 =

Previous Post

Vritet një 22-vjeçar në Gjakovë

Next Post

Bekim Jashari i reagon Shkëlzen Gashit: Po mos të ishte UÇK-ja, do të ishte Serbia

Advertisement