Dark Mode Light Mode
Laboratori i drogës në Prizren- Ngritët aktakuzë ndaj nëntë personave/ Foto
Shkëlzen Maliqi analizon garën e 28 dhjetorit: NISMA rrezikon pragun, AAK e kalon por me rrezik, VV në rënie, PDK e LDK me rritje
Vajza e Bajram Rexhepit, Vanesa nuk do të jetë kandidate për deputete, tregohet edhe arsyeja!

Shkëlzen Maliqi analizon garën e 28 dhjetorit: NISMA rrezikon pragun, AAK e kalon por me rrezik, VV në rënie, PDK e LDK me rritje

Analisti politik Shkëlzen Maliqi, ka komentuar skenën politike pas certifikimit të subjekteve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke dhënë parashikimin e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Maliqi vlerëson se NISMA Socialdemokrate është pothuajse e pamundur të kalojë pragun zgjedhor.

“Nuk kalon, shumë vështirë me kalu vetë NISMA sepse i ka vetëm 2–3%”, ka deklaruar ai.

Advertisement

Ai ka thënë se AAK-ja qëndron më mirë, megjithëse jo pa rrezik.

“AAK-ja ka gjasë me kalu sepse ka shtrirje, eventualisht ka gjasa me kalu pragun, rrezikohet ngapak edhe pse zgjedhjet lokale dhe qendrore dallojnë”, u shpreh Maliqi.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje pritet të humbasë një pjesë të konsiderueshme të votave të vitit 2021.

“VV ka me rënë edhe pak sepse nuk janë ato votat e 2021 që ia ka sjellë Vjosa dhe Guxo; i ka humbur 5–6 përqind në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti,” tha ai, duke shtuar se ka pakënaqësi edhe brenda partisë.

“Edhe vetë brenda VV-së ka të pakënaqur… s’ka mbetur askush nga të parët e VV-së. Janë rreth 38% sipas një ankete që kam parë, i humbin edhe 7 deputetë, mund të dalin të parët,” theksoi Maliqi.

Ai shtoi se sondazhet aktuale tregojnë ngritje për opozitën.

“Sipas anketës rritje ka edhe PDK edhe LDK,” u shpreh ai.

Maliqi foli edhe për ndikimin e votës së diasporës, duke kundërshtuar idenë se ajo i përket pothuajse tërësisht Vetëvendosjes.

“Deri diku ndikon diaspora, por jo aq shumë… po mendohet se gjithë diaspora janë LVV. Ajo ka punu pak më shumë, por s’e ka disponimin. Ka njerëz edhe nga diaspora që i votojnë partitë tjera,” tha ai.

Sipas tij, ndikimi i kësaj vote nuk është vendimtar:

“Votat e tyre janë 2–3% plus-minus, pra s’janë vendimtare. Nuk është aq e sigurt, por është propagandë dhe bindje se krejt diaspora është LVV”.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =

Previous Post

Laboratori i drogës në Prizren- Ngritët aktakuzë ndaj nëntë personave/ Foto

Next Post

Vajza e Bajram Rexhepit, Vanesa nuk do të jetë kandidate për deputete, tregohet edhe arsyeja!

Advertisement