Dark Mode Light Mode
Forcat ukrainase publikojnë fotografi të ushtarëve të vrarë rusë dhe koreano-veriorë në Kursk
Shkatërrohen dy tanker rusë në Detin e Zi, njëra ndahet në dysh nga moti i ligë – transportonin mijëra tonelata naftë
​Pjesëtarët e FSK-së po trajnohen nga trajnerët e xhudos

Shkatërrohen dy tanker rusë në Detin e Zi, njëra ndahet në dysh nga moti i ligë – transportonin mijëra tonelata naftë

This photo taken from a video released by the Russian Southern Transport Prosecutor's Office, shows a Volgoneft-212 tanker wrecked by a storm in the Kerch Strait, Russia, Sunday, Dec. 15, 2024. (The Russian Southern Transport Prosecutor's Office via AP)
Shkatërrohen dy tanker rusë në Detin e Zi, njëra ndahet në dysh nga moti i ligë – transportonin mijëra tonelata naftë

Dy tankerë rusë në Detin e Zi janë shkatërruar si pasojë e motit të ligë.

Të paktën  një person ka humbur jetën, derisa ekuipazhi është evakuuar, transmeton Telegrafi.

Agjencia  e lajmeve Interfax raporton se ka pasur derdhje të naftës, duke u thirrur në deklaratat e Agjencisë Federale Ruse të Transportit.

Advertisement

Fotografitë dhe videot e postuara në X, shfaqin të paktën një anije të ndarë në dysh nga dallgët e mëdha.

Një video nga brendësia e anije tregon anijen tjetër të shkatërruar plotësisht – madje e ndarë në dysh.

Shtatë anëtarë të ekuipazhit bëjnë të pamundurën që t’i shpëtojnë më të keqes, kur shohin se anija e tyre u shkatërrua.

Bëhet fjalë për anijen 136 metra Volgoneft që autoritetet ruse thonë se ishin 15 persona në bord, që shihet qartë duke u ndarë në dysh dhe duke u fundosur.

E anija tjetër e shkatërruar po transportonte mijëra tonelata naftë – që në total kishte një kapacitet transporti prej 4.200 tonelata. /PreshevaJone/

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − ten =

Previous Post

Forcat ukrainase publikojnë fotografi të ushtarëve të vrarë rusë dhe koreano-veriorë në Kursk

Next Post

​Pjesëtarët e FSK-së po trajnohen nga trajnerët e xhudos

Advertisement