Dark Mode Light Mode

Shipnia ja jep flakën votave !

Armët do të jenë të panevojshme pas pak kohësh. Depot ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban materialet e zgjedhjeve të fundit, po boshatisen.

Pas inventarit nga punonjësit e administratës, fletët ndahen nga materialet zgjedhore. Materialet do të flenë në arkiv për 25 vjet, listat e votuesve për të paktën 50 vjet, kurse fletët e votimit janë dënuar të asgjësohen.

Jashtë kapanoneve presin kamionët e ushtrisë të pajtuar enkas për transportin.  

Advertisement

Kamioni që del nga rezervat e shtetit, kthehet majtas. Djegia nuk do të bëhet në Sharrë, sipas një informacioni të parë, por në breg të lumit Erzen, pranë urës së Farkës.

Fletët spërkaten me benzinë, për të ndihmuar djegien. Por në momentin e parë, zjarri shuhet. Dikur, kur arma nuk shkrepej, apo litari këputej, të dënuarit me vdekje i falej jeta. Por ky nuk është rasti i kutive.

Nuk e kishim parë kurrë më parë se ç’bëhej me votat tona. Votat në kuptimin fizik, pra të fletëve të votimit.

Por për nxehtësinë që çliroi politika për më shumë se një vit, ky proçes paraqiti një interes të veçantë.

Për dikë është flaka që iu vu shpresës për kompromis, kurse për punëtorët këtu, veç një proçes rutinë pune, që buron nga zbatimi i ligjit. (TCH, PrJ)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + six =

Previous Post

LE TEMPS: « Gjarpëri » i Dick Marty për herë të parë në vitin 1990 ka trokitur në dyert e qeverisë zvicerane për Kosovën

Next Post

Blerim Çela: Berisha na tradhëtoi

Advertisement