Dark Mode Light Mode

Shefja e stafit të Osmanit i reagon Vuçiqit: Anti-amerikan, mbron regjimin e Maduros

Learta Hollaj, shefe e stafit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me situatën pas ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

Në një postim në X, Hollaj e ka cilësuar zgjedhjen e Serbisë si “anti‑amerikane” dhe pro‑Maduro, duke nënkuptuar mbështetjen e Beogradit për regjimin e Nikola Maduro në Venezuelë, i cili nga SHBA dhe aleatët e saj akuzohet si regjimi i një narko‑terrorizmit.

“Anti‑Amerikan. Pro‑Maduro. Kjo është zgjedhja e Serbisë”, ka shkruar Hollaj

Advertisement

Hollaj ka komentuar gjithashtu deklaratën e Vuçiqit, i cili pas ndërhyrjes amerikane në Venezuelë tha se “ligji publik ndërkombëtar nuk ekziston më, dhe rendi i OKB‑së ekziston vetëm në letër”.

“Pas ndërhyrjes amerikane në Venezuelë, Vuçiq sulmon @realDonaldTrump‑in, duke pretenduar se “ligji ndërkombëtar publik nuk ekziston më, dhe rendi i OKB‑së ekziston vetëm në letër”, ndërkohë që mbron regjimin narko‑terrorist të Maduros”, u shpreh ajo.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty − sixteen =

Previous Post

Numërohen mbi 43% e votave me postë, Vetëvendosje mbi 72%

Next Post

Çfarë është Delta Force? Njësia elitare sekrete amerikane që arrestoi Maduron

Advertisement