Dark Mode Light Mode

Shefi i diplomacise kosovare Pacolli ne Asamblene e Pergjithsme të OKB-së

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është duke marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Republika e Kosovës nuk është ende anëtare e kësaj organizate, megjithatë, autoritetet kosovare i shfrytëzojnë punimet e Asamblesë për t’u takuar me homologë nga vende të ndryshme të botës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Kosova shkon në OKB këtë vit në një kohë kur Serbia vijon fushatën e saj agresive për tërheqjet e njohjeve.

Ndërkohë, ministri Pacolli është takuar në Nju Jork me zyrtarë të disa shteteve. Ai është takuar me ministrin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Katarit, me homologen e Guajanës, si dhe me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Advertisement

Pacolli pritet të zhvillojë takime të tjera gjatë qëndrimit në Nju Jork, për të lobuar për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two + seventeen =

Previous Post

As dielli e as kremrat e shtrenjtë, kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar një herë e mirë nga puçrrat e shpinës.

Next Post

Ministri Pacolli ne "sajfen" e pare në Samitin e organizuar nga Trump

Advertisement