Behxhet Shala thotë se opozita duhet ta propozojë vetë kandidatin për president dhe jo të ndjekë iniciativat e Albin Kurtit.
Behxhet Shala ka folur rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri dhe emrave që po përfliten së fundmi në media. Ai ka theksuar se opozita, e veçanërisht Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në asnjë rrethanë nuk duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.
Sipas Shalës, opozita nuk ka asnjë detyrim që ta mbështesë as Bekim Jasharin për këtë post. Ai vlerëson se iniciativa për zgjedhjen e presidentit duhet të vijë nga opozita dhe jo nga kryeministri Albin Kurti.
“Opozita duhet ta propozojë presidentin e jo Albin Kurthi. Nëse Albin Kurthi nuk tregohet bashkëpunues, le t’i sigurojë 80 deputetë për zgjedhje të presidentit dhe votim të marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka deklaruar Shala.
Ai shtoi se përgjegjësia për krijimin e konsensusit politik bie mbi mazhorancën dhe se opozita nuk duhet të pranojë imponime në një proces kaq të rëndësishëm për vendin.