Dark Mode Light Mode

Serbia konteston privatizimin në Kosovë

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e privatizimit në tërë territorin e Kosovës që nga viti 1999 e deri më sot. Drejtori i Zyrës Aleksandë Vulin ka paralajmëruar më herët dorëzimin e kësaj kërkese duke sqaruar se e njëjta gjë do të kërkohet edhe nga insitucionet ndërkombëtare.

“Nuk mund të blini diçka që është e vjedhur. Duhet se pari të vërtetohet kujt çka i takon, dhe pastaj mund të mendojmë për privatizim”, ka thënë Vulin, duke shtuar se privatizimi në Kosovë është monoetnik dhe në të nuk kanë marrë pjesë serbët.

Kosova dhe Serbia kanë ende shumë çështje të hapura. Pavarësisht dëmeve të shumta në njerëz dhe prona, të shkaktuar nga regjimi i viteve të ’90-ta i Serbisë, Kosova ende nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.

Advertisement

Gjithashtu, Kosova nuk ka marrë pjesë në ndarjen e aseteve të trashëguara nga ish Jugosllavia, derisa nuk është zgjidhur as çështja e dhjetëra mijëra pensionistëve kosovarë, fondi i të cilëve vazhdon të mbetet në Serbi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 8 =

Previous Post

Thaçi: Shtetin e Kosovës nuk mund ta kontestojë askush

Next Post

Berisha: Deklaratat e opozitës për koncesionet, trillime

Advertisement