Dark Mode Light Mode

Serbia fletarrest për Fatmir Limajn

Vekariq: Limaj do të arrestohet nëse udhëton jashtë Kosovës

Zëvendësi i prokurorit serb për krime lufte, Bruno Vekariq, ka thënë se ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, do të arrestohet posa të dalë nga territori i Kosovës, sepse Serbia ka lëshuar një fletëarrest ndërkombëtar kundër tij për krime lufte.

“Kjo do të thotë që çdo polici ka detyrim ta arrestojë Limajn, sapo ta lëshojë territorin e Kosovës”, ka thënë Vekariq për të përditshmen serbe “Blic”.

Ai ka thënë se prokuroria serbe ka kryer hetime dhe ka intervistuar një numër dëshmitarësh në rastin “Kleçka”, për të cilin Limaj dhe nëntë ish pjesëtarë të UÇK-së ishin akuzuar, dhe se ka elemente të mjaftueshme për lëshimin e fletarresteve.

Advertisement

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka urdhëruar para dy ditësh lirimin nga paraburgimi të të gjithë të akuzuarve në rastin “Kleçka”, duke hedhur poshtë dëshminë dhe ditarët e Agim Zogajt, i cili njihej si Dëshmitari X, mbi të cilin ishte ngritur aktpadia.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 4 =

Previous Post

KOLONEL GUDA : Qytetarët e Luginës vetëm me letërnjoftime, pa pasaporta në Kosovë !

Next Post

Ambasadori Selimi i thotë Berishës: Shqiptarët ju janë përherë mirënjohës

Advertisement