Dark Mode Light Mode

Serbia arreston dy shtetas shqiptarë në Merdarë, u kapen mbi 30 kilogramë kokainë

Autoritetet serbe kanë arrestuar sot dy shtetas shqiptarë në pikën kufitare të Merdarës, nën dyshimin se po tentonin të transportonin mbi 30 kilogramë kokainë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP), e cila bëri të ditur se të arrestuarit janë persona me inicialet S.L., i lindur në vitin 2002, dhe B.U., i lindur në vitin 2000. Sipas autoriteteve, të dy të dyshuarit kanë deklaruar se janë shtetas të Republikës së Shqipërisë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedurat ligjore përkatëse.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × two =

Previous Post

Tre ditë pasi i fitoi zgjedhjet, Kurti e konsideron 2025-ën “vit me lajme të mira”

Next Post

Aktakuzë për mashtrim e falsifikim: Dëmi në buxhet arrin mbi 3.6 milionë euro

Advertisement