Dark Mode Light Mode

Serbia arreston dhe më pas liron ish-policin e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës për 14 vite, Nexhat Pireva, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Pireva, shtetas i Kosovës nga Kamenica, po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, raporton Klankosova.tv.

Pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, MPJD ka konfirmuar se Pireva u lirua dhe aktualisht ndodhet në liri.

Advertisement

“MPJD ka dënuar veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, duke i cilësuar si keqtrajtim ndaj shtetasve të Kosovës dhe si shkelje të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë deri në informacione të mëtejshme, për të garantuar sigurinë e tyre”, thuhet në komunikatën e  tyre në Facebook.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 15 =

Previous Post

“Naimi e çeli xhamin, unë qëllova”, dëshmia tronditëse e Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt

Next Post

Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja Kosovës

Advertisement