Dark Mode Light Mode

Serbët pengojnë ndërtimin e shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut”

vitakuuuDhjetëra serbë kanë ndërprerë sot rreth orës 10 e 30 punimet në ndërtimin e gjashtë shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës .

Kompania “Shpk Lili Grup” e cila kishte filluar punimet sot në ora tetë të mëngjesit, pas rreth dy orë e gjysmë pune, është penguar nga rreth 20 qytetarë serbë, të cilët me automjetet e tyre kanë bllokuar rrugën, duke pamundësuar kështu depërtimin e kamionëve të kësaj kompanie në thellësi të lagjes “Kroi i Vitakut”.

Nazmi Ismajli, përfaqësues i lagjes ka konfirmuar ndërprerjen e punimeve, që sipas tij, kanë ndodhur pa asnjë arsye.

Advertisement

“20 veta të cilëve u printe Dragolubi i kësaj lagje kanë bllokuar rrugën duke pamundësuar kështu ndërtimin e shtëpive tona. Në mesin e tyre, përveç Dragolubit i cili që tri vite po i pengon punimet, ka pasur edhe përfaqësues të UNMIK-ut”, ka thënë Ismajli. /Telegrafi/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 1 =

Previous Post

CIA: Në Shqipëri njrezit mbijetojnë me bixhoz

Next Post

Zvicër, francezi i vjedh drogën nga xhepi shqiptarit të vdekur

Advertisement